Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit pozitivë me COVID-19 kanë rezultuar 115 persona, ndërsa numri i të shëruarve shkon në 368.
Shkupi, Kumanova, Shtipi dhe Prilepi janë katër qytetet që gjatë kësaj kohe kanë pasur më së shumti raste pozitive me virus.
Gjatë kësaj periudhe të njëjtë kohore ka ndërruar jetë një person i moshës 76 vjeçare nga Gostivari.
Deri më tani, në Maqedoni të Veriut janë kryer gjithsej 149,934 teste të COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuar që nga fillimi i epidemisë është 14455, numri i pacientëve të rikuperuar është 11525, numri i atyre që humbën jetën është 604 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2326.