Maqedoni e Veriut: Tri raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19

Prishtinë | 28 Qer 2021 | 17:06 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tri raste të reja me COVID-19 dhe nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjashtë pacientë nga COVID-19, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillim i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 676 raste pozitive me virusin korona, janë shëruar 149 mijë e 967 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 484 njerëz dhe vazhdojnë të mbesin edhe 225 raste pozitive.

Të ngjashme