Marcelo i jep fund karrierës së Iscos te Reali me këtë deklaratë

Prishtinë | 28 Nën 2018 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Isco Alarcon e ka humbur vendin e titullarit te Real Madridi dhe kjo u dëshmua ndaj Romës në Ligën e Kampionëve.

Marcelo ka deklaruar se Isco Alarcon duhet të punojë më shumë që të mos qëndroj në stolin e Real Madridit.
“Unë nuk jam person që dëshiroj të jap këshilla”, tha fillimisht mbrojtësi brazilian, përcjell “lajmi.net”.

“Të gjithë jemi të rritur, shumica nga ne janë prindër, ne kemi familje dhe e dimë se si të jemi më profesional.

“Të gjithë duam të luajmë, por nëse ju dëshironi të luani, atëherë ju duhet të punoni.

“Nuk po them që Isco nuk po punon, por kur ju bëni gabime, duhet që të punoni më shumë dhe të zhvilloheni”, ka shtuar më tej Marcelo.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme