Marku provokon Vranceanun para meçit

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 15:54 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Florian Marku dhe Ioan Vranceanu kanë bërë prezantimin e fundit para mediave në prag të meçit të së premtes në MMA, që të dy e zhvillojnë në Ferizaj, transmeton Ekonomia Online.

Konferenca e mbajtur në Prishtinë, ka sjellë interesim të madh të adhuruesve të Florian Markut dhe mediave.

Sharmant, i qetë dhe i buzëqeshur, Florian Marku nuk ka hezituar që para meçit të pyes kundërshtarin e tij nëse i ka ndodhur ndonjë herë të bie në gjumë në ring?

Me këto tone ka kaluar konferenca dhe peshimi i dy protagonistëve të mbrëmjes MMA.

Florian Marku ka qenë i shoqëruar nga trajneri i tij Georgios Armagos, ndërsa rumuni Ion Vranceanu në krahun e tij kishte menaxherin Sebastian Vieru.

Meçi mes Florian Markut dhe Ioan Vranceanu zhvillohet të premten në Ferizaj, në mbrëmjen që pritet të fillojë në orën 20:00, e në të cilën në program do të jenë edhe 7 parameçe sikurse edhe prezantimit i reperit Noizy.

 

Të ngjashme