Shefi i diplomacisë maqedonase flet edhe për këmbimin e territoreve të Kosovës e Serbisë, transmeton Gazeta Metro
Marrëveshja e Prespës eshte tepër e rëndësishme për të dështuar, ka thënë ministri i punëve të jashtme i Maqedonisë, Nikola Dimitrov.
Ai ka shtuar se përpjekjet që janë bërë, si dhe porositë pozitive të tërë botës i japin kësaj marrëveshjeje rëndësi kruciale.
“Shpresoj se ditëve në vazhdim do të shohim Marrëveshjen e Prespes në parlamentin grek në agjendë të ratifikimit, e pas kësaj parlamenti grek do të votojë edhe për ratifikimkin e Protokolit mbi anëtarësimin e Maqedonisë në Nato”, ka thënë Dimitrov për agjencisë Anadolia.
Duke komentuar idenë për këmbinin e kufijve ndërmjet Kosovës e Serbisë, Dimitrov ka thënë se në Evropën e bashkuar kufijtë janë të padukshëm.
“Këmbimi i territoreve dhe kufijtë etnikë janë koncept i së kaluarës”, ka thënë Dimitrov, dhe ka shtuar se Maqedonia është krenare me diversitetin e saj.