Ministri i Jashtëm i Maqedonisë sot në Kosovë

Prishtinë | 20 Kor 2018 | 09:02 | Nga

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, sot do të qëndrojë në Kosovë.

Ai fillimisht do të pritet në një takim nga homologu i tij kosovar, Ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli. Pas takimit, të dy ministrat do të kenë një konferencë të përbashkët për media e cila pritet të nisë në orën 14:00.

Dimitrov më pas do të ketë një takim me kryekuvendarin e Kosovës, Kadri Veseli, njofton Klan Kosova.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë do të përmbyllë takimet e ditës së sotme në Kosovë me një takim nga kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme