Propozimi i fundit për emrin: “Republika e Maqedonisë Veriore”

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 17:34 | Nga
Republika e Maqedonisë Veriore është propozimi përfundimtar për emrin e shteti maqedon, shkruan Telma duke u thirrur në burime diplomatike.

Sipas tyre, për këtë marrëveshje janë pajtuar edhe Nikos Kotzias dhe Nikola Dimitrov.

Emri i dakorduar nga dy ministrat vjen pas shumë negociatave që kanë zhvilluar të dy vendet, transmeton lajmi.net.

Sipas këtyre burimeve, Telma shkruan se Maqedonia do të marrë në qershor datën për fillimin e negociatave për anëtarsim në BE.

Të ngjashme