Kotzias nesër viziton Tuqinë

Prishtinë | 03 Sht 2018 | 18:19 | Nga

Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu dhe homologu i tij grek, Nikos Kotzias, nesër do të takohen në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në qytetin Izmir, transmeton AA.

Në një deklaratë nga Ministria e Jashtme e Turqisë, thuhet se ministri grek Kotzias nesër do të vizitojë qytetin Izmir për të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ndërtesës së rikonstruktuar të kryekonsullatës greke në këtë qytet.

Po ashtu në deklaratë theksohet se në ceremoninë e hapjes do të jetë i pranishëm edhe ministri turk Çavuşoğlu, ku me këtë rast dy homologët do të zhvillojnë një takim në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme