Marrëveshje për asfaltimin e rrugës që lidh Gjilanin me Lipjanin

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 17:55 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti,  ka pritur sot në takim ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me të cilët ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për financimin e projektit të asfaltimit të rrugës Sllovi- Gjilan. Rruga në gjatësi prej 8 kilometrash kap vlerën rreth 1 milion euro.

Ky projekt është vlerësuar si mjaft i rëndësishëm për dy komunat, Lipjanin dhe Gjilanin.

Ministri Lutfi Zharku tha se Ministria e Infrastrukturës do ta mbështesë iniciativën dhe se në vitin 2017 do të fillojë realizimi i këtij projekti.

“Ne si ministri do ta mbështesim këtë iniciativë të tyre dhe do të mundohemi t’i kemi mjetet e siguruara në buxhetin e vitit 2017. Edhe kryetarët do të mundohen të sigurojnë mjete nga komunat e tyre”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, u shpreh i lumtur që kjo rrugë shumë e rëndësishme po e merr mbështetjen e ministrit Zharku. Rruga lidh Malësinë e Zhegovcit me Sllovinë e Lipjanit, e që sipas Haziri, është edhe korridori kryesor juglindjes së Kosovës.

“Përveç banorëve të Gjilanit do të shfrytëzohet edhe nga banorët e Kamenicës, e pse jo edhe nga Bujanovci për të komunikuar me lehtë me Lipjanin dhe Prishtinën. Kjo krijon lehtësira në shpenzimin e kohës dhe shpenzimeve tjera”.

Edhe Imri Ahmeti falënderuar Ministrinë e Infrastrukturës për gatishmërinë të mbështetur projektin. “E rëndësishme është që ky projekt jetik për banorët e këtyre dy komunave sot ka marrë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, nëpërmjet ministrit Zharku, që të fillojë së realizuari në vitin e ardhshëm”.

Kreu i Lipjanit, me këtë rast, përmendi dhe projekte të tjera kapitale të ndihmuara nga Ministria e Infrastrukturës, të cilat do të fillojnë të implementohen së shpejti, siç janë rruga Lipjan – Magurë, rruga tjetër që lidhë fshatrat më të mëdha të komunës së Lipjanit Sllovi – Smallushë – Gadime; disa projekte të tjera siç janë disa rrethrrotullime në Lipjan, dhe një tjetër rrugë e vlerësuar si një arterie e re nëpërmes së cilës qyteti i Lipjanit të lidhet me magjistralen Prishtinë – Hani i Elezit, e që do fillojë së realizuari në fillim të vitit 2017.

Asfaltimi i kësaj rruge do të kushtojë diku rreth 1 milion euro, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm kjo shumë do jetë e buxhetuar.

Të ngjashme