Marrëveshje për pozita dhe jo për program qeverisës janë ato të partive të rreshtuara në dy koalicionet më të mëdha parazgjedhore. Përmbajtja e dokumenteve të tilla ende nuk është bërë publike, shkruan sot Koha Ditore.
Grupimi kryesor partiak është ai rreth PDK-së, i mbërritur në minutën e fundit kur mund të regjistroheshin koalicionet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Ajo u dakordua për të garuar në zgjedhjet e 11 qershorit si subjekt i përbashkët me dy oponentë të fortë të saj, Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe me Nismën për Kosovën (Nisma).
Koalicionin e bëri, pasi qe ndier e rrezikuar nga partia me të cilën ka bashkëqeverisur në këtë mandat, Lidhja Demokratike (LDK). LDK-ja mbërriti marrëveshje me Aleancën Kosova e Re (AKR), si dhe me Alternativën, subjekt ky i ri politik.