Masat e reja, Qeveria mblidhet në ora 16:00 për t’i miratuar

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 10:05 | Nga Ekonomia Online

Qeveria e Kosovës, do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar dhe vendosur rreth shtrëngimit të mëtejmë të masave të reja anti-Covid me qëllim të parandalimit të rasteve të reja të vdekjeve dhe infektimeve.

Rikthimi i orës policore, reduktimi i kapaciteteve të punës së gastronomisë, shtyrja e vitit të ri shkollor dhe shtimi i punëtorëve shëndetësore dhe inspektorëve, janë disa nga masat që pritet të zyrtarizohen sot.

Kryetari i AKK-së, Sazan Ibrahimi, ka thënë se është propozuar që nga ora 22:00 deri në orën 05:00 të vendoset ora policore e që gastronomia të punoj deri në orën 21:30.

Të ngjashme