Bytyqi i ndan mësimdhënëses Sevdije Vishi çmimin tradicional “Shaban Jashari”

Prishtinë | 07 Mar 2019 | 13:47 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka ndarë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësen Sevdije Vishi nga Ferizaj.

Mësuesja e shkollës fillore “Muharrem Shemsedini”, Sevdije Vishi tha se është vlerësuar puna dhe mundi i saj, raporton Ekonomia Online.

“Nominimi nga komuna ishte çmim i denjë për mua, vlerësimi me këtë çmim të madh është dyfish lumturi, falënderim që më vlerësuat aq lartë punën time dhe vendin nga unë që vij, nxënësit, kolegët dhe qytetin tim”, tha Vishi.

“Një ditë e madhe si kjo, kam shumë emocione”, tha ajo.

Kurse ministri Bytyqi tha se kjo festë është për të nderuar mësimdhënësit të cilët japin kontribut të vazhdueshëm në edukimin e brezave të rinj.

“Sot është kënaqësi që flasim për një festë të rëndësishme për sistemin arsimor e mësuesit, kemi të bëjmë me festën e mësuesit takimi më i mirë e rëndësishme”, tha Bytyqi.

“Kjo festë si festë e mësuesit që ka histori të vete për herë të parë shkolla shqip u hap në një periudhë të rëndësishme e vështirë ku patriotët e asaj kohe Pandeli Sotiri ishte ideatori i shkollës së parë shqipe me shumë patriot të tjerë”, tha ai.

Bytyqi tha se me krenari kjo ditë është shndërruar në festë gjithëkombëtare. Ai ka përmendur mësuesit e gjitha gjeneratave.

“Gjithë mësuesit i falënderoj për angazhimin e tyre në edukimin e brezave të rinj. Kjo festë na kujton angazhimin e përbashkët dhe kemi bërë mirë si Ministri e Arsimit që e kemi bërë si festë tonë ku do japim edhe mirënjohje për mësimdhënësit tanë”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se Ministria e Arsimit është e përkushtuar që bashkë me mësuesit të kontribuojë në ngritjen e cilësisë dhe të arrihet niveli i arsimit që të gjithë e duan.

“Kemi tregu një vendosmëri si MAShT të kontribuojmë me anën e juaj për ngritjen e cilësisë së sistemit arsimor qe të jetë në nivelin e duhur aty ku synojmë të gjithë”, tha Bytyqi.

“Jemi të vendosur që gjithë mësimdhënësit e dalluar të i shpërblejmë sepse ata e meritojmë dhe të i stimulojmë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë sepse kjo është kauzë e jona e përbashkët”, shtoi ai.

Në fund Bytyqi ka shpërnda mirënjohje për gjithë mësuesit e secilës komunë të Kosovës të cilët ishin të dalluar për angazhimin e tyre në ngritjen e cilësisë në arsim.

�DREJTPËRDREJT

?DREJTPËRDREJT – Me rastin e 7 Marsit – Ditës së Mësuesit, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të ndajë çmimin tradicional “Shaban Jashari”, për mësimdhënësin e dalluar të vitit.

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 7, 2019

Të ngjashme