MAShT prezanton kornizën për arsimin parauniversitar

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 13:54 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), me mbështetje të UNICEF-it kanë prezantuar Kornizën me Tregues Arsimorë, Raportin vjetor statistikor me tregues kyç për arsimin parauniversitar dhe Udhëzuesin për llogaritjen e shpenzimeve në arsimin parauniversitar.

Ministri Shyqiri Bytyqi tha se mbështetja e arsimit është garanci për zhvillimin e vendit, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi u zotua se Qeveria ka prioritet arsimin, por që ka kërkuar përkrahjen e partnerëve ndërkombëtar.

“Këto vitet e fundit kemi pas në vazhdimësi takime dhe konferenca sepse kemi folur me tema shumë të rëndësishme siç është arsimi. Qeveria e ka prioritet arsimin, por për të arritur një objektive të qartë të kemi përkrahjen e partnerëve”.

“Në këtë drejtim edhe ky dokument që sot do ta shpalosin është informacion dhe parametër që na ndihmon për të krijuar politika të qarta të arsimit në Kosovë. Duke pasur një arsim të qëndrueshëm do të kemi zhvillim të vendit”.

“Këto informacione që sot shpalosim janë tregues që na ndihmojnë cilat janë sukseset dhe vështirësitë në ministrin e Arsimit. Ky publikim vjetor i statistikave do të na jap një parametër të qartë të hapave që do t’i ndërmarrim në të ardhmen”, tha ai.

Ismet Aliu zëvendësministër i Financave (MF), tha se ky prezantim sjell hapa të qartë për zhvillimin e politikave të arsimit.

“Projektet e tilla ndihmojnë që të kemi më të qartë hapat të cilët do të ndërmerren. Një dokument i tillë ndihmon në transparencë”, tha ai.

Shefi i Zyrës së UNICEF në Kosovë Brandao Co tha se do të vazhdojnë të ndihmojnë ministrinë e Arsimit në zhvillimin e politikave efikase.

“UNICEF ka përvoja që problemet nuk zgjidhen aq lehtë dhe duhet të ketë të dhëna të mjaftueshme që të përmirësohet Zhvillimi i fëmijëve. Ne së bashku me ministrin e Arsimit i kemi bashkuar forcat për të ngritur kapacitetin e kësaj ministrie”.

“Ne kemi kërkuar që të gjithë fëmijët pavarësisht se ku jetojnë të përfshihen në arsim. Ne e dimë që këto të dhëna nuk e ndryshojnë gjithë gjendjen mirëpo ndihmojnë të kemi një proces më të qartë”, tha ai.

Të ngjashme