Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në Facebook ka njoftuar për një takimin e tij në New York me kryetarin e Mauritiusit, Ameenah Gurib nga i cilit pret njohje të Kosovës.
“Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejt”, ka shkruar ai.
“Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në New York. Para pak çastesh u takuam me presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib. Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejt. Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”, ka shkruar Pacolli.