Arma që u përdor në “BeerFest” ishte me gaz

Prishtinë | 08 Gus 2016 | 13:46 | Nga Fitore Zena Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Drejtori i Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni ka thënë se arma që është përdorur në incidentin e festivalit të “BeerFestit” ka qenë me gaz, ndërsa motivi i incidentit supozohet të jetë një konflikt verbal në mes dy personave që kanë qenë pjesëmarrës në festival.

Këto komente ai i ka bërë gjatë raportimit për sigurinë në vend para anëtarëve të Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë.

Anëtari i Komisionit, Rexhep Selimi, thënë se si pasojë e atij incidenti është anuluar festivali.

“Nuk u bënë të ditur, as autorët as motivet, e në anën tjetër në opinion ka krijuar një panik të madh që i ka ngjarë rasteve të vendeve tjera. Është dukur sikur sulmet që kanë ndodhë në vendet e tjera”, ka thënë Selimi.

Ndërsa, Maxhuni ka shpjeguar se atë natë ka ndodhur një incident, kur persona të panjohur kanë shtënë me armë gazi dhe Policia e Kosovës në vendngjarje ka marrë të gjitha masat e duhura që situata të vihet në kontroll.

“Ngjarjet të këtij karakteri, apo ngjarje tjera  që ndodhin në vendin tonë në të ardhmen duhet të shërbejnë si mostër se si duhet të koordinohemi, si duhet të punojmë më opinioni, me organizatorin…”

“Duhet të bëjmë më tepër për të bashkëpunuar në mënyrë që ngjarjet, organizimet e ndryshme të menaxhohen më mënyrën më të mirë të mundshme. Ka qenë armë gazi, janë gëzhojat e saj, janë në ekspertizë e sipër, nuk kemi ende individ të përdorimit të asaj arme”.

Motivi i atij incidenti supozohet të jetë një konflikt verbal në mes dy personave që kanë qenë pjesë e “BeerFestit”. Ju sigurojmë se nuk ka vend për panik, si nga incidenti i “BeerFestit”, po ashtu edhe nga incidenti kur u sulmua Kuvendi i Kosovës”, ka thënë Maxhuni.

Të ngjashme