Shpallen fituesit e turneut të boksit “Adem Jashari”

Prishtinë | 05 Nën 2017 | 14:25 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Boksieri Krenar Zeneli ka fituar Kupën e turneut tradicional të boksit “Adem Jashari”, që u zhvillua të shtunë dhe të dielën në Prishtinë.

Boksieri shqiptar në kategorinë deri në 60 kg e mundi bullgarin Kiril Rusinov.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, adhuruesit e boksit kishin rastin të përcjellin disa duele interesante.

Në fund u ndanë dhe disa çmime për më të dalluarit.

Violant Sylejmani nga Gjilani u shpall boksieri më i mirë vendës; tekniku më i mirë u zgjodh Lulzim Ismaili nga Maqedonia; si përballja më luftarake u cilësua ajo ndërmjet Fisnik Muharremit nga Kosova dhe Plamen Petkovit nga Bullgaria; ndërsa boksieri më fair play u zgjodh bullgari, Petar Belberov.

Mbahet finalja e turneut të boksit “Adem Jashari”

Kanë nisur finalet e turneut ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”.

Për dy ditë rresht në Prishtinë po zhvillohet ngjarja me e madhe boksit, e cila i kushtohet komandantit legjendar Adem Jashari, turne ky i 19-ti më radhë.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, adhuruesit e boksit kanë rastin të përcjellin disa duele joshëse, sepse gjithnjë ky turne ofron boks cilësor.

Finalet e këtij turneu i shpalli të hapura, kryetari i Federatës së Boksit të Kosovës (FBoxK), Ramadan Selimi, i cili iu uroi sukses pjesëmarrësve te këtij turneu.

Turneun “Adem Jashari” e përshëndetën edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Besim Hasani si dhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

Të ngjashme