Mbahet forumi “E drejta për të ditur – legjislacioni në Kosovë”

Prishtinë | 28 Sht 2017 | 10:55 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E drejta për të ditur për, t’u informuar është një e drejtë e jetësuar përmes ligjeve, Kushtetutës dhe Konventave Ndërkombëtare mirëpo zbatimi i tij në praktik është ende problematik në Kosovë.

Kjo u bë e ditur në forumin e organizuar nga institucioni i Avokatit të Popullit.

E vet avokati i popullit Ismajl Kurteshi tha se në Kosovë e drejta për tu informuar edhe pse është mjaft mirë e përcaktuar në ligjet, zbatimi i tij është më i vogël.

Ismet Cakiqi nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës tha se në ligjin për qasje në dokumente publike janë hasur shumë mangësi mirëpo sipas tij shumë shpejt ky ligj do të plotësohet dhe me këtë rast zbatimi i tij do të jetë me i lehtë, raporton EkonomiaOnline.

“Krejt angazhimi që është zhvilluar për realizimin e të drejtës ne qasje të dokumenteve publike i ka dhënë një fuqi dhe një angazhim shtesë të institucioneve tona që ta plotësojnë këtë obligim të vetin. Në dy tri vitet e fundit ne kemi shikuar dhe kemi bërë zbatimin të ligjit për qasje në dokumente publike dhe kemi evidentuar një varg mangësitë që e vështirësojnë zbatimin e këtij ligji që na kanë quar në mendimin se ligji duhet të rishikohet. Ky proces tash është në fazën e draftimit të projektligjit dhe tash është në fazën e hartimit të draftit për plotësim rishikim të ligjit”, tha Cakiqi.

Valon Kryeziu nga agjensioni shtetëror për mbrojtjen e të dhënave personale, tha se e drejta për të ditur është e një rëndësie themelore.. qarkullimi i lirë i informacionit rrit transparencën dhe pengon korrupsionin.

Juristja e lirisë së medies, Flutura Kusari tha se përkundër faktit që me ligj përcaktohet e drejta për qasje në informacione dhe përkundër faktit që ka shumë përmirësime në ketë aspekt zbatimi i tij në tërësi është i mangët.

Më tutje ajo tha se nëse shikojmë raportet e institucioneve na del që ato janë shumë transparente mirëpo në fakt kjo gjë është shumë larg nga realiteti.

“Në aspektin institucional kemi përparime por si tërësi si përvojë kjo lenë për të dëshiruar dhe kjo është për shkak të interesimit të ulët. Qasja ne dokumente publike e gazetarëve dhe e qytetarëve është dëshmuar se nuk është e lehtë, shembull: faturat e shpenzimeve të kryeministrit ende mbahen të fshehura, kontrata me formën Becktel enka mbetet e fshehur. Nëse lexohet raport nga zyra e kryeministrit përkundër që është shumë larg nga realiteti na del që institucionet shumë transparente”, tha Kusari.

Kusari gjithashtu përmendi edhe keqkuptimet me ligjin.

Sipas saj në ligj thuhet se kërkesa mund të bëhet në çfarëdo forme mirëpo nëse këtë e bën përmes telefonit apo në një konferencë kjo nuk pranohet si kërkesë.

Ky forum diskutimi është organizuar në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të drejtës për të ditur.

Të ngjashme