Mbahet ligjeratë me temën “Sot, 20 vjet më parë – Rasti i Likoshanit dhe Çirezit”

Prishtinë | 28 Shk 2018 | 15:41 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) ka mbajtur ligjeratën publike “Sot, 20 vjet më parë – Rasti i Likoshanit dhe Çirezit”.

Bekim Lakaj, udhëheqes i fondit për të drejtën humanitare tha se me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës përmes kësaj ligjerate po përkujtohen ata të cilët nuk janë më në mesin tonë.

“Ky takim është i pari në serin e takimeve që kemi me i mbajtë për nder të të rënëve. Kemi mendu që përmes një ligjerate me i përkujtu të rënët e Likoshanit dhe Çirezit”, tha Lakaj.

“Fondi për të Drejtën Humanitare ka mbledhë të dhëna për njerëzit e zhdukur dhe ata që kanë humbur jetën në luftën e fundit. Kemi marr materiale nga Tribunali i Hagës kemi bë intervista me familjet. Ideja ka qenë mëse njerëzore që t’i përkujtojmë saktësisht 20 vjet pas rënjes së viktimave të luftës. 28 shkurti shënon simbolikisht fillimin e luftës”.

Gjatë kësaj ligjerate u tregua historia e familjes Ahmeti në Likoshan ku mbeten të vrarë 10 meshkuj të kësaj shtëpie dhe familjes Nebihu në Çirez ku mbetën të vrarë burrë e grua, duke plagosur kështu edhe mysafirin. Gjithashtu gjatë kesaj ligjerate u përkujtuan edhe familje të tjera nga të cilat pati shumë viktima.

Të ngjashme