Mbahet pjesa e dytë e testit të maturës

Prishtinë | 07 Sht 2019 | 12:22 | Nga Ekonomia Online

Sot ka filluar të mbahet pjesa e dytë e afatit të dytë të testit të Maturës Shtetëror.

Këtë e bënë të ditur nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, transmeton Klan Kosova.

Komisioni Shtetëror i Maturës i ka falënderuar Drejtoritë Komunale të Arsimit, komisionerët, administruesit, monitoruesit dhe të gjithë akterët tjerë të përfshirë në proces për përgatitjet e pjesës së parë testit.

Duke shtuar se komisioni ka konstatuar se në përgjithësi testi ka shkuar mirë dhe nuk ka pasur parregullsi të mëdha. Në bazë të të dhënave nga pjesa e parë, rezulton se për shkak të posedimit dhe përdorimit të telefonave dhe mospërfilljes së rregullave tjera të këtij procesi, janë përjashtuar nga procesi 45 nxënës, ndërsa ka filluar procedura disiplinore ndaj një administruesi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme