Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Naim Bardiqi; Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi; Kryeinspektori farmaceutik Shaban Osmanaj; dhe i deleguari nga Kryeshefi ekzekutiv i AKPPM-së, Lutfi Mulaku; kanë zhvilluar sot një takim të përbashkët me me drejtorin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Ilir Murtezaj dhe zëvendësdrejtorin Nahit Sharku.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi lidhur me Udhëzimin Administrativ Nr. 02/2019 për rregullimin e çmimit të produkteve dhe oajisjeve medicinale dhe zbatueshmërinë e plotë të tij, duke u harmonizuar në nivel institucional përmes zhvillimit të aktiviteteve të përbashkëta, të cilat do të mundësojnë që ky udhëzim administrativ të jetë plotësisht i mbikëqyrur gjatë zbatimit.
Krertët e ATK-së kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në mënyrë që një politikë e tillë shtetërore të jetë në funksion të plotë të qëllimit për të cilin edhe është aprovuar.