Ekonomia Online
FUNDIT

Mbappe rikthehet në PSG, s’e ka në plan të rinovojë kontratën

Mbappe rikthehet në PSG, s’e ka në plan të rinovojë kontratën

Kylian Mbappe është rikthyer në Paris Saint-Germain, pas pushimeve që pati pasi përfundoi Kampionati Evropian, teksa po bëhet gati për përgatitjet parasezonale me klubin. Përderisa ai duket i emocionuar të rikthehet në klub para sezonit të ri, siç e tregoi me një fotografi të postuar duke buzëqeshur në qendrën stërvitëse, ky pritet të jetë sezoni […]

Kylian Mbappe është rikthyer në Paris Saint-Germain, pas pushimeve që pati pasi përfundoi Kampionati Evropian, teksa po bëhet gati për përgatitjet parasezonale me klubin.

Përderisa ai duket i emocionuar të rikthehet në klub para sezonit të ri, siç e tregoi me një fotografi të postuar duke buzëqeshur në qendrën stërvitëse, ky pritet të jetë sezoni i tij i fundit në kryeqytetin francez,

Kontrata e tij skadon verën e ardhshme dhe, edhe pse ai nuk po e mendon largimin këtë edicion, ai planifikon të largohet kur t’i skadojë kontrata.

Sidoqoftë, ai e di se do të përballet me presion nga klubi i tij për rinovimin e kontratës dhe me kohë do të shohim se a do të vazhdojë me PSG-në apo do të transferohet diku tjetër.

Presidenti i klubit, Nasser Al-Khelaifi deklaroi në fund të sezonit të kaluar se Mbappe jo vetëm që do të qëndrojë në sezonin 2021/22, por ai gjithashtu do të nënshkruajë kontratë të re. 

Të ngjashme