Mbi 100 mijë qytetarë marrin shërbime nga “Termokosi” – Nga zgjerimi do të kyçen FSK-ja, objektet shkollore e fetare

Prishtinë | 07 Dhj 2023 | 11:55 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeshefi i ngrohtores “Termokos”, Fisnik Osmani, ka thënë për Ekonomia Online se shuma e ndarë prej pesë milionë euro nga Komuna e Prishtinës do të shkojë për zgjerim të kapaciteteve. Prioritet për kyçje do të jenë objekti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, objektet shkollore e fetare.

Ndonëse kanë hyrë në muajin e dytë të këtij sezoni, Osmani ka deklaruar se kanë pritur një sezon sfidues për shkak të zgjerimit të rrjetit.

Aktualisht shërbime nga ngrohtorja e qytetit po marrin 100 mijë qytetarë.

“Kemi hyrë në muajin e dytë të kësaj sezone. Aktualisht kemi një shërbim jashtëzakonisht të kënaqshëm për qytetarët e Prishtinës. Nëse e marrim në numër të qytetarëve të cilët po marrin shërbime aktualisht prej Termokosit, mund të themi se e kalon numrin prej 100 mijë qytetarë që po marrin shërbim të mjaftueshëm cilësor prej ngrohtores së qytetit dhe natyrisht siç kemi thënë në të kaluarën, kemi prit një sezon sfidues për shkak të zgjerimit masiv të rrjetit të Termokosit dhe po ec jashtëzakonisht mirë”, u shpreh Osmani.

Duke folur për Grantin prej 5 milionë euro që ka ndarë Komuna e Prishtinës, Osmani ka thënë se janë në pritje edhe të 4.4 milionë tjera. Të gjitha këto do të shkojnë për zgjerim të rrjetit.

“Fondi prej 5 milionë euro të cilën e ka ndarë Komuna e Prishtinës si subvencion, është njëra pjesë e kërkesës sonë që e kemi pasur prej 9.4 milionë euro dhe kjo shumë që ne planifikojmë t’i fusim në zgjerimin aktual, do të shkojnë në disa pjesë të Prishtinës dhe jemi kujdesur që natyrisht të analizës së saktë të shkojnë në institucione të rëndësisë së veçantë, siç janë: Forca e Sigurisë së Kosovës do të kyçen 68 objekte, 50 prej të cilave janë aktive, pjesa tjetër është në planifikim brenda institucionit, do të kyçen shkollat e mesme dhe shkolla fillore në pjesën e vjetër të qytetit, do të kyçen xhamitë të cilat janë në atë pjesë e kështu më radhë”, ka thënë Osmani.

Të ngjashme