Mbi 220 mijë udhëtarë e shfrytëzuan Aeroportin “Adem Jashari” në dhjetor 2023

Prishtinë | 28 Dhj 2023 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë muajit dhjetor të këtij viti përmes Aeroportit “Adem Jashari” në Prishtinë kanë udhëtuar mbi 220 mijë pasagjerë.

Zëdhënësja e Aeroportit të Prishtinës, Valentina Gara, bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, se këtë vit Aeroporti po e përmbyll me mbi 3.4 milionë udhëtarë.

Sipas saj, nga 221 mijë qytetarë sa fluturuan përmes Aeroportit “Adem Jashari”, mbi 133 mijë ishin në ardhje.

“Vetëm në muajin Dhjetor nga data 1 deri më 27 (deri më sot) kanë udhëtuar 221 309 udhëtarë, përmes ANP ‘Adem Jashari’ (ku nga këta 133 910 kanë qenë në ardhje), përderisa presim të përmbyllim vitin me mbi 3.4 milion udhëtarë. Të dhënat e sakta do të bëhen publike në Janar 2024”, ka shkruar Gara.

Të ngjashme