Mbi 27 mijë të vaksinuar, 3 200 profesionistë shëndetësorë e marrin vaksinën Pfizer

Prishtinë | 08 Maj 2021 | 13:13 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Vaksinën Pfizer, donacion nga Bashkimi Evropian (BE) për Kosovës, e kane marrë 3 200 profesionistë shëndetësorë, raporton Ekonomia Online.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi në një konferencë për media ka konfirmuar që vetëm të premten janë vaksinuar 1 133 profesionistë shëndetësorë, duke bërë që numri të shkojë në 3 200 të vaksinuar.

Ai ka sqaruar se nga 29 marsi ku ka filluar vaksinimi mbi 27 mijë persona e kanë marrë vaksinën.

Madje Bardhi është shprehu se janë të gatshëm edhe për faza të tjera të vaksinimit, kur në vend do të vijnë edhe kontingjentet e tjera.

“Aktualisht janë të vaksinuar 3 200 profesionistë shëndetësor me vaksinim Pfizer përderisa vetëm në ditën e djeshme kemi pasur 1133 persona të vaksinuar që mund ta quaj dita më e ngarkuar me fluksin e profesionistëve”.

“…nëse i referohemi shifrës totale nga dita e parë kur ka filluar vaksinimi prej 29 mars e deri në këto qaste është mbi 27 mijë të vaksinuar në total përfshirë edhe qytetarë të tjerë”.

“Por këtë parapërgatitje që kemi nuk bëhet fjale vetëm për këtë kategori aktuale por jemi duke marrë masat edhe për kontingjentin e radhës që do i kemi vaksinat dhe shumë shpejt do e shihni edhe anën tjetër me mjekë dhe po bëjmë planin e punës për procesin e vaksinimit në të ardhmen”.

Nga 15 mijë punëtorë shëndetësorë sa i ka Kosova, vetëm rreth 5 mijë nga ta janë vaksinuar në muajin mars, kur Kosova ka marrë 24 mijë dozave të vaksinës AstraZeneca donacion përmes programit COVAX të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Të ngjashme