Mbi një mijë e 500 raste aktive me Covid-19 në vend

Prishtinë | 05 Qer 2021 | 08:49 | Nga Ekonomia Online

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se aktualisht në vend janë një mijë e 511 persona me virusin COVID-19 aktiv.

Që nga fillimi i pandemisë e deri tani janë infektuar 107 mijë e 466 persona teksa kanë humbur jetën dy mijë e 244 pacientë.

Po ashtu nga ky virus deri tani janë shëruar 103 mijë e 711 pacientë.

Gjatë 24 orëve të kaluara u regjistruan shtatë raste të reja, një viktimë dhe 147 pacientë të shëruar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme