Mbingarkohet Klinika Emergjente, 260 raste për 24 orë

Prishtinë | 24 Jan 2019 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka qenë e mbingarkuar në 24 orët e fundit.

Sipas statistikave të kësaj klinike, 260 pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, njofton Klan Kosova.

56 raste kanë marrë shërbime mjekësore në dhomën e reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent) ndërsa 58 raste kanë qenë të natyrës kirurgjike  dhe 85 raste, morën shërbime në dhomën internistike.

U ofruan 45 shërbime orotpedike, përderisa kishte 15 raste që kërkuan ndihmë mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik, njofton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme