Mblidhen serbët për Vidovdan, bllokohet Graçanica

Prishtinë | 28 Qer 2023 | 08:13 | Nga Ekonomia Online

Serbët janë mbledhur në Graçanicë për Ditën e Vidovdanit, që shënohet nga serbët për çdo vit me 28 qershor.

Zakonisht, “Vidovdani” festohet në Gazimestan, dhjetë kilometra larg kryeqytetit, Prishtinës, por këtë vit do të mbahet në Graçanicë. Kjo me vendim të peshkopit, Teodosije Shibaliq.

Manifestimi ka nisur nga ora 7:00 e mëngjesit, dhe për këtë do të angazhohet Policia e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Qytetarë serb të ndryshëm nga vende nga Kosova por edhe vendet fqinje tashmë kanë nisur që të mblidhen për këtë festë. 4 autobusë me targa nga Beogradi tashmë kanë zbarkuar në Graçanicë.

Sipas njoftimit, Policia e Kosovës ka paraparë disa masa dhe objektiva strategjike për implementim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që situata të kalojë qetë dhe pa incidente.

Policia e Kosovës ka treguar se do të ndërpritet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në hyrje-daljet e komunës së Graçanicës, konkretisht, në hyrje të fshatit Mramor dhe nga ana tjetër në hyrje të lagjes ”Veterrniku”, ku automjetet do të riorientohen në rrugë alternative deri në përfundim të festës së Vidovdanit.

Të ngjashme