Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë është mbledhur për të diskutuar një nismë legjislative të deputetit Gazmend Syla, raporton Ekonomia Online.
Takimi po mbahet me dyer të mbyllura, pa praninë e medieve.
Këto janë pikat e rendit të ditës:
1. Miratimi i rendit të ditës;
2. Miratimi i Procesverbalit të mbledhjes së komisionit, të mbajtur më 10.06.2020;
3. Shqyrtimi dhe plotësimi i Planit të Punës së Komisionit për vitin 2020;
4. Shqyrtimi i propozimit për nismë legjislative të deputetit z. Gazmend Syla, anëtar i Komisionit;
5. Të ndryshme.