Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka thënë për Radio Dukagjinin, se në ora 08:30 do të mblidhet Kryesia e PDK-së.
Takimi mbahet një orë e gjysmë para seancës së paralajmëruar të Kuvendit të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Haliti ka thënë se në këtë takim do të konstatohet se si do të veprohet më tutje, përderisa ka konfirmuar se bisedime për koalicione ka pasur edhe dje edhe mbrëmë dhe ato po vazhdojnë.
“Biseda dhe angazhime ka pasur dje, mbrëmë dhe ato vazhdojnë. Në ora 08:30 minuta, tash mblidhemi në PDK”, tha Haliti.