Mblidhet kryesia e PDK-së

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 14:06 | Nga Valbona Bytyqi

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës do të mbajnë mbledhje në selinë e partisë në Prishtinë, para seancës së jashtëzakonshme që fillon në orën 16:00 ku pritet të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër në.

Tashmë tek zyrat e PDK-së kanë mbërritur disa nga anëtarët e kryesisë. Aty deri tash janë parë Xhavit Haliti, Blerta Deliu, Adem Grabovci Dhurata Hoxha, Hajredin Kuçi, Mimoza  Ahmetaj, Lirak Çelaj.

Zyrtari i PDK-së, Memli Krasniqi ka konfirmuar fillimin e seancës në orën 16:00. Ai ka shtuar që ka mundësi që kjo seancë të zgjasë për disa orë për shkak të debatit dhe vonesës së deputetëve të Listës Serbe.

Deputetët e kësaj partie aktualisht gjenden në Beograd ku do të takohen me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Serbi, Marko Gjuriq.

Ata kanë paralajmëruar një konferencë për media në orën 14:00.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme