Në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) janë mbledhur anëtarët e Kryesisë, raporton Ekonomia Online.
Drejtuesit e kësaj partie që nga ora 11 do të zhvillojnë takim për të dal më pas në një konferencë për media për atë se çka u diskutua në takim tek në orën 13.
Mbledhja e kryesisë së PDK-së, vjen një ditë pasi Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.
Gjithashtu kjo parti ka shpallur zgjedhjet e brendshme që do të mbahen gjatë këtij viti.