Mbyllen pesë lokale të masazhit në Prishtinë, u shqiptohen nga 1000 euro gjoba

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 10:48 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka mbyllur pesë lokale të masazhit në kryeqytet. Kjo është bërë për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar, transmeton EO.

Kjo është bërë e ditur nga Komuna e Prishtinës, ku ndër të tjera këto lokale janë gjobitur nga 1000 euro.

 “Gjatë një aksioni të ekipeve të Inspekcionit u mbyllën 5 lokale të masazhit në Kryeqytet, për shkak të mungesës së pëlqimit sanitar. Gjoba nga 1,000 euro për të gjitha ato, gjoba të tjera për pirje të duhanit në hapësira të mbyllura, si dhe gjoba për mungesë të librezave sanitare në disa të tjera. Vërejtje: Drejtoria e Inspekcionit ka kompetencë vetëm për kontroll sanitar në këto lokale, e jo edhe për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë një aksioni të ekipeve të Inspekcionit u mbyllën 5 lokale të masazhit në Kryeqytet, për shkak të mungesës së…

Posted by Komuna e Prishtinës on Wednesday, February 27, 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme