Kafiteria në Pejë “Soho Bar” ka njoftuar se është mbyllur përkohësisht pasi një punëtor ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Kanë qenë vetë drejtuesit e kafeterisë që lajmëruan se një nga punëtorët ka rezultuar pozitiv me Coronavirus.
Kjo kafiteri ka bërë të ditur se do të mbyllet përkohësisht derisa i gjithë stafi ta kalojë procesin e testimit.
Njoftimi i plotë i tyre:
Te nderuar kliente, si rezultat i testimit nga gjurmimi i kontaktit njeri nga stafi i Soho Bar ka rezultutar pozitiv me covid19 i cili eshte veteizoluar pas procesit te testimit. Deshirojme te ju informojme qe Soho Bar do te mbyllet perkohesisht deri sa i gjithe stafi ta kalon procesin e testimit si dhe objekti te dezinfektohet sipas kerkesave te Ministrise se Shendetesise dhe IKSHP-se.Shpresojmë qe ta kalojmë kete pandemi sa me shpejte dhe lehte qe te jete e mundur.