Mbyllet një shkollë në Kamenicë për shkak të rasteve pozitive me Covid-19

Prishtinë | 17 Nën 2020 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Për shkak të disa rasteve të infektimit me COVID-19, shkolla “Abdullah Krashnica – Presheva” në fshatin Koretin të Kamenicës është mbyllur.

Sipas njoftimit, të infektuar kanë rezultuar pesë mësimdhënës dhe një punëtor teknik.

Rezultatet për COVID-19 njoftohet se janë duke i pritur edhe disa mësimdhënës të tjerë.

Shkolla do të vazhdojë me mësimin online, duke kaluar nga skenari A në skenarin C, apo mësim në distancë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme