Ekonomia Online
FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Spanjë-Portugali

Mbyllet pa gola ndeshja Spanjë-Portugali

Ka përfunduar me rezultat 0:0 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Portugalisë. Të dy ekipeve u konvenoi kjo ndeshje për të parë nivelin e tyre para Kampionatit Evropian që nis më 11 qershor, shkruan Gazeta Express. Rastet nuk munguan në të dy anët, por konkretizimi po. Rasti më i mirë ishte ai i minutës së fundit […]

Ka përfunduar me rezultat 0:0 ndeshja miqësore mes Spanjës dhe Portugalisë.

Të dy ekipeve u konvenoi kjo ndeshje për të parë nivelin e tyre para Kampionatit Evropian që nis më 11 qershor, shkruan Gazeta Express.

Rastet nuk munguan në të dy anët, por konkretizimi po.

Rasti më i mirë ishte ai i minutës së fundit kur Morata doli një me një me portierin, por goditja e tij përfundoi në traversë.

Të dyja këto kombëtare do të paraqiten në Euro 2020.

Spanja është në grup me Suedinë, Poloninë dhe Sllovakinë, kurse Portugalia gjendet në “grupin e vdekjes” bashkë me Francën, Gjermaninë dhe Hungarinë.

Të ngjashme