Mbyllet porti i Barit pas motit të keq

Prishtinë | 05 Shk 2020 | 13:05 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se porti i Barit është mbyllur nga moti i keq dhe 2 tragetet e linjës Durrës-Bari nuk kanë mundur të futen në port e të zbarkojnë udhëtarët e mjetet.

Po ashtu edhe SuperFast i linjës Igumenicë-Bari nuk është futur në portin që do të qendrojë mbyllur deri në një urdhër të dytë.

357 udhëtarë dhe 138 mjete ndodhen në dy tragetet e mbetura jashtë portit të Barit që qëndrojnë në pritje të hyrjes në port dhe përpunimit./TCH

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme