Mbyllja e vendkalimit kufitar në Merdar, MPJD fton bashkatdhetarët t’i shfrytëzojnë pikat tjera kufitare për qarkullim

Prishtinë | 28 Dhj 2022 | 08:34 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës (MPJD) u ka bërë thirrje të gjithë bashkatdhetarëve dhe qytetarëve që janë në lëvizje që t’i shfrytëzojnë pika të tjera kufitare pas mbylljes së vendkalimit kufitar në Merdar nga grupet kriminale serbe.

MPJD këshillon qytetarët që të përdorin pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të marrin rrugë përmes Maqedonisë së Veriut, (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit.

“Nëse keni hyrë tashmë në Serbi, atëherë ju lutemi t’i përdorni pikat kufitare në Mutivodë, Dheu i Bardhë ose të merrni rrugë përmes Maqedonisë së Veriut (pikë-kalimi kufitar i Preshevës) përmes Shkupit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se nuk ka pritje të gjata në këto vendkalime kufitare.

Në Mutivodë pritjet në hyrje-dalje janë 3-5 minuta, ndërkaq te Dheu i Bardhë 10 deri në 15 minuta.

Përditësimi i fundit i QKMK-së është bërë sot në orën 05:47.

Të ngjashme