MD-ja ngatërron hetimin me aktakuzë, EULEX-i vazhdon intervistimin e zyrtarëve për arratisjen e Lushtakut

Prishtinë | 21 Tet 2016 | 09:14 | Nga

Ministrja Dhurata Hoxha dhe kabineti i saj, të mërkurën, e kanë ngatërruar hetimin me aktakuzë.

Pasi që është njoftuar nga Prokuroria e Shtetit se dhjetëra zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës janë duke u hetuar për shkak se dyshohen që kanë bashkëpunuar për të ndihmuar “arratisjen e Sami Lushtakut”, Hoxha i ka shkarkuar ata nga pozitat.

Punëtorët e Shërbimit Korrektues janë pezulluar nga puna me arsyetimin se “kanë aktakuzë”, por ata në këtë fazë janë duke u hetuar.

Hetimi i nisur nga një prokuror ndërkombëtar i EULEX-it është në vazhdim e sipër, dhe ky institucion nuk ka dhënë sqarime se kur mund të përfundojë.

Të ngjashme