“Më mirë në Kosovë se në Gjermani”

Prishtinë | 05 Tet 2022 | 12:28 | Nga Ekonomia Online

Pas 25 vjetësh, Besar e Besnik Bilalli u kthyen në Kosovë nga Gjermania, e pikërisht këtë numër  e zgjodhën si emër të kompanisë “solution25”.

Ata punësuan 60 të rinj e të reja të cilët merren me programim e marketing digjital, e tash e 5 vjet kanë arritur partneritet me brende ndërkombëtare, me qarkullim milionësh.

Duke pasur adresë zyrtare Prishtinën, këta korrën sukses të madh edhe me përfaqësimin e një nga kompanive më të suksesshme të Kosovës, atë të Comodita Home.

Tash e një vit, këta u bënë rezidentë në Kosovë, ku sipas tyre ekziston potencial i madh i punës. Edhe nga stafi ka që u kthyen nga kurbeti meqë kushtet e ofruara janë shumë të favorshme.

Djemtë duan të jenë shembull i rinisë kosovare që mos ta lëshojnë atdheun, pasi suksesi mund të arrihet edhe nga Kosova, pa migruar jashtë.

Të ngjashme