Më në fund e ka gjetur veten, Rrahmani ndër lojtarët kryesor tek Napoli

Prishtinë | 21 Dhj 2021 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Amir Rrahmani është duke kaluar në formë jashtëzakonisht të mirë.

Kapiteni i kombëtares së Kosovës e ka gjetur vetën mjaft mirë tek Napoli, duke u bërë kështu ndër lojtarët kryesorë të klubit.

Rrahmani sëbashku me Koulibalyn janë bërë shtylla kryesore e mbrojtes.

Edhe në ndeshjen ndaj Milanit, futbollisti prishtinas ishte i pakalueshëm për Ibrahimovicin dhe Giroudin.

Kujtojmë që Rrahmani gjatë kohës së Gattusos ishte reservist, madje mediet italiane e kishin emëruar atë si ‘objekt misterioz’.

Por, që nga ardhja e trajnerit Spalleti, futbollisti ‘dardan’ ka pasë akoma më shumë minuta.

Gjatë këtij sezoni Rrahmani ka zhvilluar 20 ndeshje këtë sezon, respektivisht 1.598 minuta të luajtur.

Të ngjashme