Më në fund Fenerbahce e zyrtarizon transferimin e Ozilit

Prishtinë | 24 Jan 2021 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Tashmë nuk kishte dyshime se Mesut Ozil do të shkonte te Fenerbahce. Edhe vet lojtari e kishte konfirmuar një gjë të tillë.

Tani, edhe klubi turk e ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e ish-yllit të Real Madridit.

“Është arritur një marrëveshje me klubin e Arsenalit për transferimin e futbollistit profesionist, Mesut Özil në klubin tonë” – thuhej në komunikatë.

Ozil kaloi rreth tetë vite në Arsenal duke bërë gjithsej 184 paraqitje në Premierligë dhe duke shënuar 33 gola. 

Të ngjashme