Rrahmani ia ka bërë sefte në Serie A me Napolin. Roma e ka nisur me fitoren në vitin 2021.
Napoli e ka nisur me këmbë të mbarë vitin, ashtu si Amir Rrahmani.
Kapiteni i Kombëtares së Kosovës ka bërë paraqitjen e parë me fanellën e Napolit në një ndeshje zyrtare.
Ai u inkuadrua në lojë kundër Cagliarit në minutën e 87-të, ndeshje të cilën e fitoi Napoli 4-1.
Për Amirin ishte ndeshja e parë me Napolin, me shpresën se do të vijnë edhe shumë të tjera pas saj.
Roma gjithashtu luajti sot, që e mposhti 1-0 Sampdorian me golin e Edin Dzekos në minutën e 73-të.
Derisa Lazios e Vedat Muriqit, në të cilën ndeshje sulmuesi shqiptar hyri në lojë në minutën e 81-të, barazoi 1-1 me Genoan.