Ekonomia Online
FUNDIT

Më në fund shënon fitore Werder Bremeni, Milot Rashica vazhdon “agjërimin”

Më në fund shënon fitore Werder Bremeni, Milot Rashica vazhdon “agjërimin”

Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore (6 humbje dhe 1 barazim), Werder Bremeni ka arritur të shënoi fitore në Bundesligë, transmeton Gazeta Metro. Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27’të në kampionatin gjerman, Werder Bremeni ka regjistruar fitore minimale në udhëtim te Freiburgu. Ndeshje e zhvilluar sot në ‘Schwarzwald-Stadion’ ka përfunduar me rezultatin 0-1, […]

Pas shtatë ndeshjeve radhazi pa fitore (6 humbje dhe 1 barazim), Werder Bremeni ka arritur të shënoi fitore në Bundesligë, transmeton Gazeta Metro.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 27’të në kampionatin gjerman, Werder Bremeni ka regjistruar fitore minimale në udhëtim te Freiburgu.

Ndeshje e zhvilluar sot në ‘Schwarzwald-Stadion’ ka përfunduar me rezultatin 0-1, me golin e vetëm të shënuar nga Leonardo Bittencourt në minutën e 19’të.

Milot Rashica edhe në këtë ndeshje ishte titullar dhe luajti për 82 minuta, por nuk arriti të lë gjurmë me gol ose asistim. Kurse, te Freiburgu nga minuta e 71’të u aktivizua Amir Abrashi.

Werder Bremeni tani ka 21 pikë dhe renditet në pozitën e parafundit (17), duke mbetur ende në rrezik për rënie nga Bundesliga. Ndërsa, Freiburgu mbetet me 37 pikë dhe renditet në pozitën e shtatë.

Të ngjashme