Më pak gjoba në trafik – Ndikimi i masave kundër Coronavirusit

Prishtinë | 15 Mar 2020 | 10:37 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar 318 gjoba në trafik. Kjo është bërë me dije në raportin e Policisë për 24 orët e fundit.

Në bazë të raportimeve të përditshme të Policisë numri i tiketave zakonisht është më i madh. Në këtë rënie duket se ka ndikuar zbatimi i masave parandaluese kundër Coronavirusit dhe izolimit të qytetarëve nëpër shtëpitë e tyre, shkruan Ekonomia Online.

Gjithashtu, gjatë 24 orëve janë raportuar 11 aksidente me të lënduar, 18 aksidente me dëme materiale, 23 persona të arrestuar.

Të ngjashme