Media serbe: Shqiptarët në Pjetërq të Klinës plagosën tre serbë

Prishtinë | 28 Maj 2018 | 15:46 | Nga

Tre serbë janë plagosur sot kur shqiptarët i gjuajtën me gurë pas kthimit nga vizita kishtare në fshatin Pjetërq të Klinës, ndërsa një serb është arrestuar, njoftojnë medie në gjuhën serbe.

Në këto trazira në kokë është plagosur rëndë Radoslav Kiziq për ç’shkak u dërgua në spitalin e Pejës ku i është dhënë ndihma mjekësore, përcjell rts, janë lënduar edhe vëllai i tij Nemanja Kiziq si dhe kryetari i komunës së Klinës Bozhidar Sharkoviq, i emëruar nga Serbia.

Siç ka njoftuar radio Gorazhdevac, serbi B.Lj. ishte arrestuar si i dyshuar për krime lufte në vitin 1999, porse ai më vonë ishte liruar. Kjo informatë nuk është konfirmuar nga policia.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme