Mediumi “Delfi.lt” i Lituanisë ka reaguar pas humbjes së thellë 4:0 që Lituania e pësoi në miqësoren e djeshme në Prishtinë ndaj Kosovës. Mediumi lituan në titull të artikullit ka shkruar: “Kosova na u hakmor pasi nuk votuam për pranimin e saj në UEFA”.
Arbër Zeneli shënoi dy gola për Kosovën në ndeshjen e djeshme, ndërsa nga një e shënuan Vedat Muriqi e Besar Halimi.