Mehaj përkujton 42 vjetorin e demonstratave të studentëve: Shënuan fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste

Prishtinë | 11 Mar 2023 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka përkujtuar 42 vjetorin e demonstratave të studentëve në Prishtinë.

Mehaj ka thënë se këto demonstrata kanë shënuar kthesën vendimtare me kërkesën Kosova Republikë.

“Ishin studentët, punëtorët dhe gjithë populli liridashës të prirë nga vizioni dhe ideali për vetëvendosje i simbolit të bashkimit dhe qëndresës kombëtare Bacës Adem Demaçi që filluan rezistencën e cila kulmoi me luftën e armatosur të UÇK-së udhëhequr nga Kryekomandanti Legjendar Adem Jashari”, ka shkruar ministri Mehaj.

Sipas Mehajt, këto demonstrata shënuan “fillimin e fundit të Jugosllavisë Komuniste dhe shkëndijat e para të demokracisë në sferën e vendeve të bllokut komunist në Evropë”.

“Mbi këto ideale, Ushtria e Kosovës, zhvillohemi dhe forcohemi çdo ditë për të mbrojtur vlerat e sakrificës, mundit, djersës e gjakut të gjithë brezave”, ka shtuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Të ngjashme