Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë sot se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’.
Mehaj në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “rruga jonë është drejt NATO-s”.
“Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘’DEFENDER-Europe 21’’. Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”, shkruan Mehaj.