Futbollisti nga Kosova, Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të Bundesligës, Leipzig. Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN menaxheri i lojtarit, Lami Ejupi. 18-vjeçari ka firmosur kontratë afatgjate me Leipzigun. Mehmeti është rritur të Kolni në Gjermani, kurse që nga viti 2017 është pjesë e Leipzigut. Mesfushori ofanziv është pjesë e grupmoshave […]
Mehmet Ibrahimi nënshkruan kontratë profesionale me Leipzigun

Futbollisti nga Kosova, Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar kontratë profesionale me klubin gjerman të Bundesligës, Leipzig.
Lajmin e ka konfirmuar për KOHËN menaxheri i lojtarit, Lami Ejupi.
18-vjeçari ka firmosur kontratë afatgjate me Leipzigun.
Mehmeti është rritur të Kolni në Gjermani, kurse që nga viti 2017 është pjesë e Leipzigut.
Mesfushori ofanziv është pjesë e grupmoshave të reja të Gjermanisë.
















