Mehmetaj-Mihalit e Kurtit: Ju jeni armiq të Kosovës, ju duhet të luftoheni si armiq

Prishtinë | 17 Qer 2026 | 11:05 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Lirim Mehmetaj, në një status në Facebook, ka thënë se Dejona Mihali dhe Albin Kurti duhet të japin llogari mbi atë që ishte në vitin 1999, nëse jo luftë.

Ai poashtu është shprehur se Kurti dhe Mihali janë armiq të Kosovës dhe duhet e poashtu do të luftohen si të tillë.

Postimi i tij i plotë:

“Adem Jashari ka vdeke ne mars 1998…

Lufta ne Kosove ka perfundu ne qershor 1999.

Nese lufta paska qene vec 1 vit, qysh po mendojka Dejona Mihaili e me gjase krejt Vetevendosja, atehere

keta duhet me na tregu cka paska qene t’u be Adem Jashari ne mars 1998, kur sipas Mihailit lufte ne Kosove nuk paska pase.

Po ne vitin 1997, kur ra heroikisht Zahir Pajaziti, cka ishte duke be?

Dejona Mihaili duhet me na tregu edhe aksionet me arme kunder forcave serbe qysh prej 1992/93 te ndermarra nga njerez qe me vone themeluan UÇK-ne cka kane qene?

Dejona Mihaili duhet me na tregu edhe cka kane qene aksionet kunder stacioneve te milicise se Serbise deri ne 1997?

Dejona Mihaili duhet edhe me na tregu, cka kane qene grupet e te rinjve te Kosoves qe kane shku per ushtrime ushtarake ne Shqiperi qysh ne vitin 1991?

Serbia i ka quajt terroriste. A mendon pra edhe Dejona qe ata kane qene terroriste?

A e dini cka do te thote me deklaru qe lufta ne Kosove ka qene vec 1 vit?

Do te thote me shkel mbi gjakun e krejt deshmoreve dhe perpjekjen kolosale, te paimagjinueshme, te brezave te tere, qe bene per dekada lufte aktive me Serbine.

Nese para 99-se nuk paska qene lufte ne Kosove, atehere Dejona Mihaili duhet me jep llogari se cka paska pas qene?

Jo vec ajo, llogari ish dashte me jep Albin Kurti, sepse sjo vecse e transmeton cka ai frikesohet akoma ta thote vete publikisht.

Ju jeni armiq te Kosoves. Ju duhet te luftoheni si armiq. Ju do te luftoheni si armiq.”

Të ngjashme